Çfarë ka ndodhur: Një nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme “Llazar Tanev” në Shkup është
sulmuar nga bashkënxënësit e tij para hyrjes së gjimnazit. Nxënësi, pas incidentit, me ambulancën e
urgjencës është dërguar në Qendrën Klinike, ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 17 shkurt, rreth orës 13:40, në shkollën e mesme “Llazar Tanev” në
Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Reporter.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Grup prej 4 personash, prej të cilëve 3 janë të mitur dhe një person është i moshës madhore.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – për shkak të përbërjes etnike të përzierë të nxënësve që
shkojnë në shkollën e lartpërmendur, ka mundësi që prejardhja etnike e kryerësve të jetë e ndryshme
nga ajo e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup është dorëzuar
kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse më 1.3.2016 në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup,
Sektori për kundërvajtje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.