Çfarë ka ndodhur: Një grup i panjohur i njerëzve sulmuan dy meshkuj, të mitur, pa ndonjë motiv apo
arsye duke iu shkaktuar lëndime në kokë dhe trupin e tyre.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 gusht, ora 00:10, Rruga Komuna e Kuqe, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike mkd.mk
Viktima(t) e përfshira: Dy meshkuj, të mitur.
Lloji i krimeve Dhunë (neni 386 i kodit penal), Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
Kryerësi(t): Grup i panjohur i njerëzve.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe indikatorët të paragjykimit janë:
1. Dallimi i supozuar në përkatësinë etnike – incidenti ka ndodhur në një zonë të populluar nga njerëz
me përbërje të përzierë etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesa e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur një kërkese për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë dorëzuar një raport me shkrim deri
te Prokuroria Publike.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend.