August 9, 2015

Anëtarët e klubit tifoz Komiti sulmuan një grup të njerëzve në sheshin “Maqedonia” në Shkup (e verifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Pas ndeshjes së futbollit midis KF Shkupi dhe KF Vardarit, përafërsisht njëzet
anëtarë të klubit tifoz të Komiti (KF Vardar) sulmuan një grup të njerëzve në sheshin “Maqedonia”, pasi
kanë thënë se Sheshi nuk është vend për shqiptarët, duke u shkaktuar lëndime të rënda viktimave

Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 gusht, 21:00 orë, Sheshi “Maqedonia”, Shkup.
Burimi i informacionit: Media Alsat-M.
Viktima (t) e përfshirë: Afërsisht dhjetë shqiptarë, duke përfshirë edhe gra.
Lloji i krimit (eve): Dhunë (Neni 386 i kodit penal), Lëndime të rënda trupore (Neni 131 i kodit penal).
Kryerësi (i): Përafërsisht njëzet anëtarë të Klubit Komiti.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident që ndodhi gjatë një
ndesh jeje sportive, motiv i paragjykimit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa treguesit e
paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësi etnike – anëtarët e KT Komiti janë maqedonas, ndërsa viktimat janë shqiptarë;
2. Koha – incidenti ka ndodhur pas një ndeshjeje futbolli midis klubeve përkrahësit / tifozët e të cilëve
kanë përkatësi të ndryshme etnike;
3. Komentet në vendngjarje – Gjatë incidentit, autorët theksuan se Sheshi “Maqedonia” nuk është vend
për shqiptarët.
4. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
5. Mungesa e motiveve të tjera.

Status i rastit: Janë bërë kallëzime penale kundër dy autorëve.
Përgjigja e autoriteteve lokale: MPB ka raportuar përmes mediave që kanë paraqitur kallëzim penal
kundër dy të dyshuarve për veprën Dhunë. Duke iu përgjigjur në një kërkesës për informatat me
karakter publik, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmerren masat e
nevojshme për sqarimin e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm në ose në afërsi të ndeshjeve
sportive.

Adresë
Sheshi “Maqedonia”, Shkup
Emri i Vendit
Sheshi “Maqedonia”, Shkup

Numri i viktimave
10
Numri i kryerësve
15
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Anëtarët e klubit tifoz Komiti sulmuan një grup të njerëzve në sheshin “Maqedonia” në Shkup (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike