Çfarë ka ndodhur: Pas ndeshjes së futbollit midis KF Shkupi dhe KF Skopje, dhjetë anëtarë të klubit
mbështetës Shvercerët (KF Shkupi) sulmuan tifozët e KF Skopje. Kur policia u përpoq për të ndaluar
një anëtar nga KM Shvercerët, ata u penguan nga një tjetër.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 Shkurt, ora 16:00, Stadiumi Metalurg, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike Plusinfo.
Viktima(t) e përfshira: Numër i panjohur i tifozëve të KF Skopje.
Lloji i krimit (eve): Dhunë (Neni 386 i kodit penal), pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së punës
zyrtare (Neni 382 i kodit penal).
Kryerësi(t): Një grup prej dhjetë anëtarësh të KM Shvercerët.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident që ndodhi gjatë një
ndeshjeje sportive, motivi i paragjykimit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e
paragjykimit janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – anëtarët e KM Shvercerët janë shqiptarë, ndërsa tifozët e KF Skopje
janë kryesisht maqedonas;
2. Koha – incidenti ka ndodhur pas një ndeshje futbolli ndërmjet klubeve me përkrahës / tifozë ndërmjet
përkatësi të ndryshme etnike, pas një ndryshimi të pranisë së pakicës në zonë (përkrahës shqiptarë në
një lagje të populluar kryesisht nga maqedonas;
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
4. Mungesa e motiveve të tjera.
Status i rastit: Janë ngritur padi penale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë ngritur kallëzim penal kundër dy të
dyshuarve për veprën penale të dhunës.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm në ndeshjet sportive.