July 28, 2016

Goditen me gurë katër automobila pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shkëndija dhe Mllada Bolesllav (e verifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Kryerës të panjohur të maskuar kanë goditur me gurë katër automobila në lagjen
e Shkupit, Gjorçe Petrov, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis KF “Shkëndija”
dhe KF “Mllada Bolesllava” nga Çekia. Incidenti ka ndodhur kur kryerësit kanë fi lluar të hedhin objekte
të ndryshme, gurë, pllaka begatoni, mbi katër automobilat. Siç informuan nga policia, janë goditur
me gurë, automobil audi me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (31) nga f. Nerashtë, automobil
folskvagen pasat me targa të Tetovës i drejtuar nga A.M. (27) nga f. Përshevcë, automobil BMV me
targa zvicerane, i drejtuar nga I.N. (42) nga f. Pallçishtë e poshtme dhe automobil audi 7, me targa
gjermane, i drejtuar nga A.T. (41) nga Gostivari.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 korrik, rreth orës 22:00, rr. “Gjorçe Petrov”, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, MKD.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, i cili ka ndodhur pas një
evenimenti sportiv, motivi i anshëm është prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët
e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të populluar me njerëz me
prejardhje të përzierë etnike, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, ku mori pjesë një
klub futbolli, tifozët e të cilit mund të kenë prejardhje etnike të ndryshme prej personave që jetojnë
në rajonin ku ka ndodhur incidenti.
2. Koha – incidenti ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes së futbollit, ku mori pjesë një klub futbolli,
tifozët e të cilit mund të kenë prejardhje etnike të ndryshme prej personave që jetojnë në rajonin ku
ka ndodhur incidenti.

Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se menjëherë pas paraqitjes së
ngjarjes, nëpunës policorë nga SP KP “Gjorçe Petrov” kanë dalë në vendngjarje dhe kanë biseduar me paraqitësin, ku ai ka thënë se nuk dëshiron të ngrejë fl etëparaqitje dhe heq dorë nga procedura
e mëtejshme.
Ndikimi mbi viktimat dhe mjedisin shoqëror: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen
e përgjithshme të sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe
sigurinë e njerëzve të pranishëm apo në afërsi të ndeshjeve sportive.

Adresë
rr. “Gjorçe Petrov”, Shkup
Emri i Vendit
rr. “Gjorçe Petrov”, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Goditen me gurë katër automobila pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shkëndija dhe Mllada Bolesllav (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike