October 19, 2017

Dhunë në Sv. Nikollë (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një polic nga Sveti Nikollë ka sulmuar dhe ka lënduar një çift të martuar. Sipas
dëshmive të bashkëshortit, polici pa asnjë shkak ia ka thyer xhamin e automjetit dhe ka filluar ta
godasë me shqelma dhe grushte, kurse pastaj e ka zënë për qafe bashkëshorten e tij, e cila ishte
ulur afër tij. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë pas festimit të fitores së LSDM-së në Sveti Nikollë, kurse
çifti ka qëndruar në rrugëkryq. Çifti i martuar janë aktivistë të LSDM-së. Sipas të dhënave të policit,
përndryshe simpatizues i VMRO-DPMNE-së, çifti e ka provokuar dhe se ai ka qenë sulmuar më parë
nga qindra aktivistë të LSDM-së, të cikët kanë ardhur para ndërtesës së tij, e kanë thërritur të zbresë
dhe ia kanë dëmtuar automobilin. Janë përpjekur t’i futen në banesë dhe atëherë ai ka dalë të shikojë
se çfarë ka ndodhur. Në përputhje me dëshmitë e policit, ai ka qenë qëllimi i sulmit , sepse në heshtjen
para zgjedhjeve ai ka ndaluar aktivistët e LSDM-së të shpërndajnë materiale zgjedhore.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 tetor, ora 20:40, Sv. Nikollë.
Burimi i informacioneve: Gazeta elektronike 24lajme.
Viktimat e involvuara: Çift i martuar.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Koha e ndodhjes së incidentit – ngjarja ka ndodhur menjëherë pas fitores në zgjedhjet lokale të
kandidatit për kryetar komune të Sv. Nikollës në sheshin në Sv. Nikollë.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB-ja në përgjigjen e dhënë në lidhje me Kërkesën për informacione
me karakter publik të dërguar nga KMH-ja për këtë ngjarje e ka vërtetuar incidentin, duke dëshmuar
se ai lidhet me ngjarjen e regjistruar me nr. 59 në këtë Aneks. Njëkohësisht, MPB, lajmëroi se
dokumentacioni i tërësishëm zyrtar i është dorëzuar PTHP Sveti Nikollë, por deri në momentin e
dërgimit të përgjigjes MPB-ja nuk është informuar për rezultatin e masave të marra dhe për kualifikimin
juridik të veprës.

Adresë
Sv. Nikollë
Emri i Vendit
Sv. Nikollë

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dhunë në Sv. Nikollë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike