March 7, 2017

Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe është sulmuar me koktej molotov (e vërtetuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Katër persona të maskuar kanë gjuajtur me koktej molotov mbi Muzeun e Alfabetit
Shqip në Manastir. Personat kanë dashur t’i vënë zjarrin objektit, por nuk e kanë arritur qëllimin,
kështu që kanë thyer vetëm xhamat. Një pjesë e xhamave të dritareve të Muzeut dhe të derës hyrëse
janë thyer, kurse para hyrjes ka shenja të dukshme të koktejit molotov.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 07 mars, rreth orës 04, Muzeu i Alfabetit Shqip, Manastir.
Burimi i informacioneve: Media elektronike TV Tera, Media elektronike Reporter.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo
mostolerancës në bazë diskriminuese nacionale, racore, fetare apo tjetër bazë diskriminuese. (Neni
319, KP i RM-së )
Kryerësit: Katër persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kombësia ose gjuha, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky është sulmi i pestë mbi Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.

Statusi i rastit: Është dorëzuar fletëparaqitje penale, kundër katër personave sepse ekzistojnë baza
të dyshimit për kryerjen e veprës pena Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 të KP-së.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se po merren masat, nga SPB-ja Manastir
është dorëzuar fletëparaqitje penale kundër katër personave sepse ekzistojnë baza të dyshimit për
kryerjen e veprës penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të KP-së. Mandej, në
përgjigje thuhet se pas bisedave të kryera me personat e paraqitur, nga SPB-ja Manastir nuk janë
konstatuar indikacione të cilat dëshmojnë se incidenti është kryer për shkak të përkatësisë etnike të
personave, por është kryer me vetiniciativë dhe pa kurrfarë ndikimesh.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.

Address
Muzeu i Alfabetit Shqip, Manastir.
Location Name
Muzeu i Alfabetit Shqip, Manastir.

Number of victims
-
Number of Perpetrators
4
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës
Incident location
Institucion
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe është sulmuar me koktej molotov (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Property
Dëmtimi i pronës
Against the State
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike