February 19, 2018

Rrahje e madhe në kejin e Vardarit në qendër të Shkupit (e vërtetuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Rrahje e madhe ku kanë marrë pjesë disa dhjetëra njerëz ka ndodhur në kejin e
Vardarit në afërsi të T-Arenës kombëtare. Sipas informacioneve jozyrtare të dëshmitarëve, zënka ka
ndodhur midis grupeve të tifozëve të Vardarit dhe Shkupit, pak para fillimit të ndeshjes para tribunave
boshe (duke pasur parasysh se Vardari është dënuar nga Federata e Futbollit që të luajë në stadium
bosh) dhe ka pasur më tepër persona të lënduar, kurse janë arrestuar edhe disa prej tyre. Të njëjtën
mbrëmje, sipas informacioneve të MPB-së, të marra nga mediat, një grup të rinjsh, ndoshta anëtarë
të grupit të tifozëve “Komitë” të revoltuar nga arrestimet të anëtarëve të tyre kanë marrë pjesë në
prishjen e rendit dhe qetësisë publike të ndeshjes së futbollit midis KG “Vardar” dhe KF “Shkupi” i cili
u mbajt në stadiumin “Filipi II” në Shkup, të organizuar në dy grupe kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe
me objekte të tjera të forta mbi objektin ku është vendosur Stacioni policor “Qendër”

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 shkurt, rreth orës 15:20, keji i Vardarit, Shkup.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike Press24.mk.
Viktimat e involvuara: 2 persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së), Pjesëmarrje në
rrahje (Neni 132, KP i RM-së )
Kryerësit: Një grup prej një numri të panjohur tifozësh nga grupet e tifozëve të Vardarit dhe Shkupit.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, i cili ka ndodhur pak
kohë para mbajtjes së ndeshjes sportive, motivi i anshëm është prejardhja etnike, nënshtetësia ose
gjuha, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – anëtarët e klubeve të tifozëve të klubeve të futbollit Vardar dhe Shkup
kanë prejardhje të ndryshme etnike;
2. Koha – Incidenti ka ndodhur pas ndeshjes së futbollit midis klubeve tifozët/mbështetësit e të cilëve
kanë prejardhje të ndryshme etnike.
3. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprin incident në të njëjtën ditë, kur dy të
mitur, ndoshta tifozë të KF “Vardar” janë sulmuar nga tifozë të KF “Shkupi”.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione
me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se në lidhje me këtë
ngjarje juridike-penale nga SPB Shkup te PTHP Shkup është dorëzuar lajmërim me shkrim në lidhje
me veprën penale “Dhunë” e paraparë dhe e dënueshme me nenin 386 të KP (KU. nr. 1743/17).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sigurinë e njerëzve që janë të pranishëm
apo janë në afërsi të ndeshjeve sportive.

Adresë
kalata e Vardarit, Shkup.
Emri i Vendit
kalata e Vardarit, Shkup.

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
10
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Rrahje e madhe në kejin e Vardarit në qendër të Shkupit (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike