February 19, 2017

Tifozë të KF Shkupi kanë sulmuar adoleshentë (e pavërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Dy persona në moshë minore janë sulmuar nga një grup prej 20 deri në 30 persona,
ndoshta tifozë të KF “Shkupi”. Pasi dy të miturit kanë dalë nga salla sportive “Kale” dhe janë drejtuar
nga “Parku i qytetit” në afërsi të Akademisë “Vardar” kanë parë se drejt tyre po vinte një grup. Kur
janë shkëmbyer një person nga grupi e ka goditur me grusht në pjesën e fytyrës një prej të miturve,
kurse disa të tjerë e kanë sulmuar fizikisht të miturin tjetër duke e goditur me këmbë e me duar
në pjesën e kokës dhe të trupit. Të miturit panë se një prej personave kishte thikë, kurse të tjerët
kishin shkopinj prej metali të cilët nuk i kanë përdorur. Një prej personave të mitur me automjet të
Ndihmës mjekësore të shpejtë është dërguar në SPQ “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihma e parë dhe
janë konstatuar lëndime trupore. Më parë, menjëherë pas ngjarjes, nga nëpunësit policorë, që ishin
angazhuar ta sigurojnë ndeshjen e futbollit midis KF “Vardar” dhe KF “Shkupi” është intervenuar dhe
në SP Qendër janë sjellë gjashtë persona nga Shkupi dhe një person nga Velesi. Në Buletinin e MBP-së
shkruhet se po merren masa për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 shkurt, ora 13:30, në afërsi të Akademisë “Vardar”, Shkup.
Burimi i informacioneve: Gazeta ditore “Dnevnik”.
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së ), Dhunë (Neni 386, KP i RM-së ).
Kryerësit: Një grup prej 20 tifozësh të KF “Shkupi”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur
menjëherë pas përfundimit të një evenimenti sportiv, motivi i njëanshëm është prejardhja etnike,
shtetësia apo gjuha, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – anëtarët e klubit të tifozëve të Vardarit dhe të Shkupit kanë prejardhje
etnike të ndryshme;
2. Koha – incidenti ka ndodhur pas një ndeshjeje futbolli, midis klubeve “Vardar” dhe “Shkupi”, tifozët/
mbështetësit e të cilëve kanë prejardhje etnike të ndryshme;

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione
me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se në lidhje me këtë
ngjarje juridike-penale nga SPB Shkup te PTHP Shkup është dorëzuar lajmërim me shkrim në lidhje
me veprën penale “Dhunë” e paraparë dhe e dënueshme me nenin 386 të KP (KU. nr. 1743/17).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme
të sigurisë në shet, bashkëjetesën midis dy grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sigurinë e
njerëzve të pranishëm në afërsi apo në ndeshjet sportive.Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione
me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se në lidhje me këtë
ngjarje juridike-penale nga SPB Shkup te PTHP Shkup është dorëzuar lajmërim me shkrim në lidhje
me veprën penale “Dhunë” e paraparë dhe e dënueshme me nenin 386 të KP (KU. nr. 1743/17).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme
të sigurisë në shet, bashkëjetesën midis dy grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sigurinë e
njerëzve të pranishëm në afërsi apo në ndeshjet sportive.

Adresë
afër Akademisë së Vardarit, Shkup.
Emri i Vendit
afër Akademisë së Vardarit, Shkup.

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
10
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Tifozë të KF Shkupi kanë sulmuar adoleshentë (e pavërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike