February 7, 2017

Zënkë midis gjimnazistëve nga Shkupi pas ndeshjes së futbollit (e vërtetuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në nivel të shkollave të mesme
në Shkup në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”, në stacionin e fundit të autobusit numër 9, nxënësve
të SHMSH Ilinden u është afruar një grup prej rreth 30 personash, pjesa më e madhe nxënës në
SHMSH “Boro Petrushevski”, të cilët duke përdorur lëndë të ndryshme i kanë sulmuar nxënësit e
SHMSH “Ilinden”. Pesë prej tyre kanë shkuar te drejtori dhe e kanë informuar drejtorin në lidhje me
këtë ngjarje, më pas ai e paraqiti incidentit në EIK Shkup. Nxënësit të cilët kanë marrë lëndime, nga drejtori janë dërguar në SPQ “Naum Ohridski” për t’iu dhënë ndihma mjekësore. Te personat D.M. (18)
dhe D.A. (18) janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse te B.C. (18) M.N. (18) dhe N.S. (18) janë
konstatuar lëndime trupore. Në Buletinin ditor të MPB-së është vendosur se po ndërmerren të gjitha
masat për të ndriçuar tërësisht ngjarjen.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 7 shkurt, rreth orës 15:30, në afërsi të shkollës së mesme “Zef Lush
Marku”.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, media elektronike MKD.
mk; media elektronike Toçka.
Viktimat e involvuara: 5 nxënës të SHMSH “Ilinden”.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (neni 130, KP i RM-së), Lëndim i rëndë trupor (neni 131, KP i RM-së ),
Dhunë (neni 386, KP i RM-së )
Kryerësit: Një grup prej 30 kryerësish të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur
menjëherë pas mbajtjes të një evenimenti sportiv, motivi i njëanshëm është përkatësia etnike,
shtetësia ose gjuha, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – për shkak të përbërjes etnike të përzierë të nxënësve
të cilët mësojnë në shkollat e përmendura, ka mundësi që përfaqësuesit e të dy grupeve të kenë
përkatësi etnike të ndryshme;
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se në lidhje me ngjarjen juridike-penale
nga SPB Shkup te PTHP Shkup është dërguar lajmërim me shkrim në lidhje me veprën penale “Dhunë”
e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 386 të KP-së; KU nr. 1347/17.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Zef Ljus Marku, Shkup, Maqedonia Veriore
Emri i Vendit
Zef Ljus Marku, Shkup, Maqedonia Veriore

Numri i viktimave
5
Numri i kryerësve
15
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Zënkë midis gjimnazistëve nga Shkupi pas ndeshjes së futbollit (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike