Çfarë ka ndodhur: Sektori për punët të brendshme Strumica, në bashkëpunim me Departamentin për
krimin kibernetik dhe forenzikën digjitale në Ministrinë e punëve të brendshme, i paraqiti një ankesë penale
prokurorisë së përgjithshme kundër I.S. (41) nga Strumica për shkak të ekzistencës së bazës për dyshim për
kryerjen e veprës penale „rrezikimi i sigurisë“ dhe „përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes një
sistemi kompjuterik“. Në rrjetin social Twitter më 19 tetor 2018, në orën 09:20, ai ndan përmbajtje raciste
dhe ksenofobike të destinuara për personin S.A. I.S. ishte ftuar në një bisedë zyrtare në SPB Strumicë, ku ai
shpjegoi se profili i Twitter-it është i tij dhe se ai është autori i shpalljes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 tetor 2018, në orën 09:20, në rrjetin social Twitter.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima, përveç dëmtimit material.
Lloji i krimeve: Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik (Neni 394-g,
par. 1, KP).
Kryerësit: I.S. (42) nga Strumica.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë janë regjistruar incidente të ngjashme nëpërmjet
rrjetet sociale në internet.
Statusi i rastit: Është ngritur kallëzim penal KU nr. 33.4-500 të datës 26.10.2018.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje në janar 2019,
se është ngritur kallëzim penal KU nr. 33.4-500 të datës 26.10.2018 në PP për procedim i mëtejshëm.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje stabilitetin politik
e përgjithshëm në shtet.