Çfarë ka ndodhur: Më 15 tetor 2018, në SPB, Kumanovë, R.R. (32) nga Irani, raportoi se tre persona të
panjohur i kryen grabitje dhe e sulmuan fizikisht. Po merren masa për të sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 tetor 2018, të pacaktuar, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person migrant.
Lloji i krimeve: Vjedhja (Neni 237 KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është status i migrantit/refugjatit, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Statusi të refugjatit ose migrantit – viktimat janë migrante / refugjata;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj migrante sidomos pranë hekurudhat ose rrugët janë
regjistruar më parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në
lidhje me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje se
janë ndërmarrë masa për të sqaruar plotësisht rastin; se persona pas ndihmën mjeksore ishte në qendrën
tranzite për migrante në Tabanovcë si të gjithë migrante; se ishte njoftuar Ambasada e Iranit; edhe se
duke bërë përpjekje për të gjetur përkthues, persona vullnetarisht largoi në drejtim të panjohur nga qendra
tranzite për migrante.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje sigurisë i
refugjatëve dhe migrantëve, që tranzitojnë nëpër shtetin.