Çfarë ka ndodhur: Në datën 26.01.2019 reth orës 15,40 është paraqitur se në sallën sportive në Shkollën
e mesme “Zef Lush Marku” të lokalizuar në rrugën “Llazar Trpkovski” në Shkup, K.N. (34) dhe G.N. (44), që
të dy nga Shtipi, përderisa është mbajtur gara e luftimit janë sulmuar fizikisht nga më shumë persona.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 26.01.2019 reth orës 15,40 në sallën sportive të shkollës të mesme “Zef
Lush Marku” në Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB
Viktimat e involvuara: dy viktima
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: më shumë kryerës.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike dhe prejardhja e grupit të tifozëve – viktimat dhe sulmuesit kanë qënë nga
bashkësi të ndryshme etnike
2. Lokacioni – incidenti ka ndodhur në ngjarje sportive.
Statusi i rastit: I panjour
Përgjigje e institucioneve lokale: Organizatorit të garës i është dhënë urdhër pagesor për kundërvajtje sipas
nenit 15-a paragrafi 1, e ndëshkueshme sipas nenit 3 paragrafi 7 nga Ligji për pengimin e dhunës dhe sjelljes
të pahijshme të garave sportive.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.