June 23, 2020

I mitur 12 vjeçar i therrur me objekt të mprehtë në afërsi të tregut të gjelbërt në Shkup

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 23.06.2020 në ora 19,59 në SPB Shkup, është paraqitur se në afërsi të “Tregut të gjelbërt” në Shkup, një i mitur 12 vjeçar ishe i therrur me objekt të mprehtë në pjesën e shpinës, nga ana e një personi të panjohur. I mituri është transferuar në Spitalin gjeneral të qytetit “Naum Ohridski” ku lëndimet iu konstatuan nga mjeku. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
  2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme në persona të vetmuara të mitura në rrugë, afër shkollës, në autobus.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht në mënyrë negative ndikojnë tek zhvillimi dhe siguria e fëmive.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
I mitur 12 vjeçar i therrur me objekt të mprehtë në afërsi të tregut të gjelbërt në Shkup image