Çfarë ka ndodhur: Më 03.02.2020 në ora 17.00 në SPB Shkup është paraqitur se para shkollës në Bul. “Treta makedonska brigade” ka ardhur deri tek shqetsimi i paqes dhe rendit publik me anë të konfrontimit fizik ndërmjet dy grupeve, në mesin e të cilave ka pasur dhe të mitur. Si rezultat, U.D. (18) prej Shkupi fitoi lendim prej therjes, pas së cilës u transferua në Kompleksin e klinikave “Nëna Tereza” që t’i kushtohet vëmendje mjeksore. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Lokacioni – incidente të mëparshme në këtë lokacion.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.