April 4, 2018

I mitur të therë në lagjen Gjorçe Petrov

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: 08.04.2018, në orën 01:00 në stacionin e policisë Gjorçe Petrov, E.S. (51) raportoi se
më 7 prill 2018, rreth orës 22.30, duke ecur përgjatë rrugës „Angell Viniçki“ djali i tij E.S. (17), u befasua nga
dy persona të panjohur. Njëri prej tyre mori thikë dhe e shpuar atë në zonën e kofshës së majtë. I mituri u
transferua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit „8 Shtatori“ ku mjek u konstatua lëndim trupor. Po punon
për ta sqaruar rastin plotësisht.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 8 prill, rreth orës 22.30, rruga „Angell Viniçki“ në Gjorçe Petrov, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: sudstvo.mk.
Viktimat e involvuara: Një i mitur (17).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryeresit të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme
(maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – janë të regjistruar incidente të tilla më parë në hapësira publike,
sulmohen të miturit të vetëm ose të rinj, dhe sulmuesit janë të rritur ose në grup;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në lagjën ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe ku njerëzit e
komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
ky incident është sqaruar dhe regjistruar si kundërvajtje ndaj rendit dhe paqes sipas nenit 11 të LKKRPP
(shenim jonë – rasti është regjistruar si përleshje, jo si sulm). Shpjegimi i MPB-së është se ky rast, sipa
procedurave standarde të policisë, me një konsultim nga PP-ja nuk mund t’i gjente atij një kualifikim penal-
ligjor, kështu që ata e regjistruan atë si kundërvajtje!
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).
Megjithatë, reagimi i pamjaftueshëm institucional, si në rastin aktual (në vend të si krim, është regjistruar
vetëm si kundërvajtje) nuk kontribuon në përmirësimin e situatës.

Adresë
Angel Vinicki, Shkup, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Gjorçe Petrov, Shkup

Numri i viktimave
1
Identitetit për të deklaruar
Dëshmitari
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
I mitur të therë në lagjen Gjorçe Petrov image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike