Çfarë ka ndodhur: Në datën 29.04.2019 në ora 01.00 në Seksionin policor Grupçin, katër të mitur nga
f.Zhelinë e Tetovës, kanë paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 22.00 në f.Saraqin janë sulmuar fizikisht nga
disa persona. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit..
Data, koha dhe vendi i incidentit: në datën 29.04.2019 reth orës 22.00 në f.Saraqin, Tetovë.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktima të involvuara: 4 viktima të mitura
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: disa kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur ndërmjet banorëve të dy fshatrave ku jetojnë banorë me
prejardhje të ndryshme etnike dhe ku ka mosdurim ndërmjet bashkësive etnike
Statusi i rastit: I mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale: Punohet në zbardhjen e rastit
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.