Çfarë ka ndodhur: Në datën 04.05.2019 në orën 20.30 në Stacionin Policor Çair, T.T ka paraqitur se reth
orës 18.00 në rrugën “Tale Hristov” në Shkup (në afërsi të shkollës të mesme ekonomike Arseni Jovkov)
djali i saj 15 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë. Ndërmerren masa për zbardhjen e
rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 04.05.2019 reth orës 18.00 në rrugën “Tale Hristov “
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: disa kryerës të mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe kryerësit janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës të mesme Arseni Jovkov në të cilën mësojnë
nxënës nga bashkësi të ndryshme etnike dhe ku edhe më parë ka patur të regjistruara raste të
tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga njësia për kriminalitet të dhunshëm deri te PThP Shkup është dorëzuar
kallzim penal kundër M.Sh. (14), F.I(14) dhe H.K.(14) për kryerje të veprës penale “Dhunë”.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij loji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht
pasqyrohen negativisht në zhvillimin e sigurisë dhe fëmijëve.