Çfarë ka ndodhur: Persona të panjohur vandalizuan zyrën e degës së partisë, duke thyer disa dritare.
Pas incidentit, rreth zyrës u ndezën disa qirinj.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 8 janar, orët e para, Maxhari, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike Lokalno.
Viktima(t) e përfshira: Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur viktima të drejtpërdrejta në këtë
incident.
Lloji i krimit: Dëmtimi i pronës së huaj (neni 243 i Kodit Penal).
Kryerësi(t): Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është përkatësia politike, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Lokacioni i objektivit – Objektiv është zyra e degës së partisë më të madhe opozitare;
2. Gjestet në vendngjarje – Pas incidentit kryerësit kanë ndezur disa qirinj rreth zyrës;
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmarrin masat e nevojshme për
sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky lloj incidentesh vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjithshëm
politik në vend.