Çfarë ka ndodhur: Kryerës të panjohur kanë dëmtuar xhamat e hapësirave të Komitetit Vendor të
VMRO-DPMNE-së.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 nëntor, në orët e vona të natës, Shtabi partiak i VMRO-DPMNE-
së në rrugën “Marshall Tito” në Negotinë.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Telegraf.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi partiak i partisë në pushtet.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes është
kryer mbikëqyrje dhe për të njëjtën është dorëzuar lajmërim në PTHP – Kavadar.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.