Çfarë ka ndodhur: Në datën 10.06.2019 në ora 22.55 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, S.S. (20) nga
f.Kondovë, i Shkupit, ka paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 22.30 në rrugën “Ushtritë Maqedonase” është
sulmuar fizikisht nga katër persona. Punohet në zbardhjen e rastit
Data, koha dhe vendi i incidenit: Në datë 10.06.2019 reth orës 22.30 në rrugën “Ushtritë Maqedonase”
Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 4 kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima ka qënë me prejardhje të ndryshme etnike nga kryerësit.
2. Lokacioni – në këtë pjesë të qytetit janë regjistruar shpesh incidente të tilla
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Punohet në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.