Çka ka ndodhur: kryerës të panjohur kanë hyrë në kishën Shën.Anastasij dhe Shën. Petka, kanë përdhosur
disa gurrë të varrezave dhe kanë dëmtuar shenjat që të drejtojnëte kisha në fshat.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 12 janar, incidenti është raportuar ora 08:20 min. Lokacioni i incidentit
është kisha Shën.Anastasij dhe Shën. Petka, në Vollkovë.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Press24.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima të drejtëpërdrejta nga ky incident.
Lloji i krimit(ve): Vandalizimi i varrezave, neni. 400 nga Kodi Penal (KPRM). Nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe
jotolerancës në baza entike, racore dhe religjioze apo diskriminuese neni. 319.
Kryerësi(t):i/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia religjoze dhe bindjet fetare, ndërsa tregues i anshmërisë është:
1. Lokacioni i incidentit – Kisha ortodokse krishtere.
Statusi i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Reagimi i autoriteteve lokale: Hetimet janë në rrjedhë.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Incidenti është një nga incidentet e më shumta që kanë ndodhur
gjatë vitit, i cili e vendos në pikëpyetje bashkëjetesën etnike në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.