Çfarë ka ndodhur: Në orët e vona të natës janë thyer xhamat e klubit “Izlet”, ku mbahen evenimente
për mbledhjen e donacioneve për pagim të fletëparaqitjeve penale për hedhjen e tullumbaceve të
mbushura me bojë nga demonstruesit e Revolucionit Laraman.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shkurt, rreth orës 04:00, klub “Izlet”, Shkup
Burimi i informacioneve: Gazeta ditore “Fokus”.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP i RM-së)
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është klubi i njohur për mbajtjen e evenimenteve për mbledhje
të donacioneve për pagim të të fletëparaqitjeve penale për hedhjen e tullumbaceve të mbushura me
bojë nga demonstruesit e Revolucionit Laraman.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i pararendin incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në shumicën e qyteteve në shtet.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale “Dëmtim
i objekteve të huaja”, që ndiqet me padi private në përputhje me nenin 243 prej KP-së dhe po merren
ende masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.