Çfarë ka ndodhur: Në orët e natës, në kohë të papërcaktuar qartë, nga kryerës të panjohur, me gur
është kryer dëmtimi i xhamit të parë të shtabit parazgjedhor të partisë politike Lëvizja BESA në
fshatin Sllatinë, Komuna Tearcë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 dhjetor, në orët e natës, Shtabit partiak i Lëvizjes BESA në fshatin
Sllatinë, Komuna Tearcë.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Lokalno.mk; Fax.al.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është Shtabi parazgjedhor i partisë politike Lëvizja BESA.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Tetovë është kryer
mbikëqyrje në vendngjarje, është informuar prokurori publik, sipas të cilit ngjarja e paraqitur është
vepër e cila ndiqet me padi private.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.