Çka ka ndodhur: Numër i panjohur i kryerësve thyen derën e xhamit të zyrës së degës së VMRO-DPMNE-së
në Prilep.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 2 Maj, ora 16:30, rr. General Vasko Karangeloski, Prilep.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike mkd.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur viktima në këtë incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Lokacioni – caku është vend me rëndësi politike për grupin e synuar.
2. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.