Çfarë ka ndodhur: Në datën 28.03.2019 reth orës 19,40 nëpunësit policor të Sektorit për punë të brendshme
Tetovë në rrugën “Todor Cipovski – Merxhan” në Tetovë e kanë privuar nga liria Zh.G.(46) nga fshati Bërvenicë,
i Tetovës, i cili të njëjtën ditë reth orës 15.00 në rrjetin social ka publikuar një video klip me përmbajtje
kërcënuese. Zh.G. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit,
kundër tij do të paraqitet kallzim përkatës.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 28.03.2019 reth orës 19,50 në Facebok, Tetovë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së
Viktima të involvuara: nuk ka
Lloji i krimeve: Rrezikimi i sigurisë (Neni 144, KP i RMV-së)
Kryerës: Një kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi etnike të ndryshme.
2. Mënyra e kryerjes të veprës – përmes rrjeteve sociale, shumë shpesh dërgohen porosi me
përmbajtje kërcënuese
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Në datën 01.04.2019 deri te PThP Tetovë, është dorëzuar kallzim penal
kundër Zh.G. (46) nga f. Bërvenicë – Tetovë për veprën penale të kryer “rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 i KP.
Vepra penale është kualifikuar si vepër penale nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshe etnike në shoqëri.