Çfarë ka ndodhur: Dy autorë nga Velesi u përpoqën të plaçkitin dy të mitur maqedonas, por e ndalën
plaçkitjen kur viktimat fi lluan të fl asin në gjuhën maqedonase. Më vonë, një nga autorët vodhi një
çantë nga një shtetas sirian, pas së cilës fi lluan të ikin. Kur ai vuri re se një grup emigrantësh po e
ndiqnin pas, ai qëlloi njëherë në ajër nga një revole me gaz.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15/16 gusht / ora 11:30-04:00, në Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: media elektronike telegraf.mk.
Viktimat e përfshira: Një sirian, dhe dy shtetas maqedonas.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal), Plaçkitje e armatosur (neni 236 i kodit penal).
Kryerësit: Dy autorë meshkuj.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant sirian) që është shumë i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (popullata maqedonase) në zonën ku ndodhi incidenti 2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë bërë kallëzim penal për veprën e
plaçkitjes (neni 237 i kodit penal).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.