Çfarë ka ndodhur: Në SP KP – Gazi Babë, F.A. (18) nga fshati Creshovë – Shkup ka paraqitur se në të
njëjtën ditë rreth orës 11:50 në rr. “Anton Popov”, më saktë në autobusin e NQP nr. 65, që ka qarkul-
luar në relacionin f. Rashtak – Shkup, është sulmuar fi zikisht nga një person mashkull në moshë rreth
18 vjet, i cili e ka goditur me grusht në fytyrë dhe i ka shkaktuar lëndime të dukshme si ënjtje dhe
skuqje. Sulmi fi zik ka ndodhur pa shkas dhe arsye. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 4 nëntor, ora 11:50, rr. “Anton Popov”, Shkup.
Burim i informacioneve: Pres24.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një person
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të banuar me njerëz me
prejardhje të përzierë etnike, ka mundësi që përkatësia etnike e kryerësit të jetë e ndryshme nga ajo
e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është përgjigjur
Kërkesës për informacione publike të cilën Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.