Çka ka ndodhur: Disa kryerës kanë sulmuar një 17 vjeçar në autobusin nr.57 të transportit publik, pa ndonjë
arsye.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 31 gusht, ora 02:00, autobusi nr.57 i transportit publik.
Burimi i informacionit: Mediumi elektronik lokal republika.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një person me përkatësi etnike të panjohur..
Lloji i krimit: Pjesëmarrje në përleshje (neni.132), Dhunë (neni.386), Lëndim truporë (Neni.130).
Kryerësi(t): Një grup i panjohur i kryerësve.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, nacional ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës – Për shkak të përbërje të përzier etnike
të popullatës në fshatin Radishani (fshat në të cilin autobusi Nr 57 kalon) dhe lokacionet tjera tranzit të
autobusit Nr.57, përkatësia etnike e viktimës mund të ndryshojë nga ajo e njërit prej autorit të krimit
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Janë ngritur kallëzime penale.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme në Përgjigjen e dhënë ndaj Kërkesës për
informacion të karakterit publik të dërguar nga ana e Komitetit, deklaroi se ata kanë ngritur kallëzime penale
kundër tre personave për veprën “dhunë”.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.