Çfarë ka ndodhur: Në datën 31.08.2019 në ora 02.00 N.A.(40) nga Shkupi ka paraqitur se në rr “Jani Llukrovski”
djali i tij 17 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona të mitur. Punohet në zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 31.08.2019, në ora 02:00, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, kurir.mk, skopje1.mk
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: më shumë kryerës të mitur të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktimat janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vend ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla.
Statusi i rastit: i mbyllur.
Përgjigje e institucioneve lokale: Kundërvajtjet e konstatuara nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri e sidomos pasqyrohen
negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.