Çfarë ka ndodhur: Mediat informuan për incidentin i cili ka ndodhur në autobusin e NQP me numër 65 ku
një djalë me grusht ka gjakosur hundën e një vajze të mitur, pastaj është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas informacioneve të ndara nga ana e mediave, vajza është gjimnaziste, kurse djali ka qënë nga Haraçina.
Djali ka ikur menjëherë, kurse gjimnazistët që kanë qënë dëshmitarë të ngjarjes, të frikësuar i kanë thirrur
prindërit me çrast është shkaktuar turmë në ndalesën e autobusit. Në vendngjarje kanë qënë të pranishëm
nëpunësit policor të cilët janë përpjekur që të qetësojnë personat e grumbulluar.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 31 janari, ora 18:40, në autobusin nr.65 në f.Singeliq, rruga Alija Avdoviq
Shkup.
Burimi i informacioneve: mediumi elektronik, lider.mk.
Viktimat e involvuara: një e mitur (vajzë).
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RMV-së).
Kryerës: 1 Kryerës.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është prejardhja
etnike kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur dhe me sulmuesin janë me prejardhje të
ndryshme etnike;
2. Modeli i incidenteve paraprake – sulme të personave të mitur në rrugë, afër shkollës, në autobus
3. Lokacioni – autobus nr,65, shumë shpesh ku kanë ndodhur sulme të tilla
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigje e institucioneve lokale: Edhepse policët kanë qënë të pranishëm në vendngjarje, ky rast aspak nuk
është shpallur në buletinin ditor të MPB
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend, bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe veçanërisht sigurinë
e fëmijëve dhe të rinjve në mjedise që duhet të jenë të sigurta për ta (shkolla, transport publike, lagje ku
jetojnë dhe lëvizin).