Çfarë ka ndodhur: Një person i panjohur sulmoi një polic që kishte kryer sigurinë e brendshme të
ndërtesës. Zyrtari i policisë dëgjoi trokitje jashtë ndërtesës dhe kur doli, ai zbuloi disa persona të panjohur,
njëri prej të cilëve e sulmoi fizikisht. Në lidhje me ngjarjen, në stacionin e policisë Qendër u arrestuan M.J.
(30) dhe F.V. (30) nga Shkupi, B.D. (29) nga Kumanova dhe V.D. (32) nga Tetova. Po merren masa për ta sqaruar
plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 mars, rreth orës 01:30, përballë objektit të MPJ-së në Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e involvuara: Një zyrtar i policisë të sulmuar.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (Neni 130, KP), Sulm ndaj personi zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë
(Neni 383, KP).
Kryerësit: Katër kryerësit të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Përkatësia etnike – viktima dhe kryerësit kanë përkatësinë të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas Kërkesës për informacione me karakter publik që KMH-ja ia ka
dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, përgjigja e MPB-së ishte prej evidencës së tyre, por nuk konfirmoi
asnjë prej indikatorëve për të kualifikuar si vepër nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të ndryshme
etnike në shtet.