Çfarë ka ndodhur: Në datën 14.01.2019 në ora 13.50 në SPB Shkup, D.K (24) nga fshati Crkvinjë, e
Velesit, ka paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 13.20 në rrugën „Pero Nakov “ ai dhe vëllai i tij E.K
janë sulmuar fizikisht nga dy persona, prej të cilëve, njëri ka patur thikë. Merren masa për zbardhjen
e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14.01.2019 në ora 13.20, rruga. Pero Nakov Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-Viktimat e involvuara: dy viktima
Lloji i krimit: Dhuna (Neni 386, KP të RMV-së)
Kryerës: dy kryerës të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident që ka ndodhur, motivi i anshëm është
origjina etnike, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – përhapja e gjuhës të urrejtjes dhe thirrja dhe nxitja e dhunës përmes mediave
sociale kundër bashkësive të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – në atë pjesë të qytetit ka strukturë të përzier etnike.
Statusi i rastit: i panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nuk ka vërtetim nga MPB për indikatorët për veprën nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këti lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.