Çfarë ka ndodhur. Në datën 09.06.2019 në ora 01,10 në SPB Shkup S.P.(23) nga Shkupi ka paraqitur se në
rrugën “Boris Sarafov” – Gjorçe Petrov është sulmuar fizikisht nga tre persona. Punohet në zbardhjen e
rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 09.06.2019 në ora 01,10 në rrugën “Boris Sarafov” – Gjorçe
Petrov
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: një viktimë
Lloji i krimeve: dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 3 kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngarja ka ndodhur në pjesën e qytetit me popullsi të përzier ku edhe më parë ka
patur të regjistruara ngjarje të tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Policia punon në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen ne përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.