Çfarë ka ndodhur: Deputeti i BDI-së, Branko Sinadinovski ishtë sulmuar nga dy sulmues të paidentifikuar,
ata e godisin me grushte brutalisht dhe e shkelmojnë në kokë, fytyrë dhe stomak. Pastaj me ndihmën e
njerëzve përreth ai ishte dërguar në spital. Policia po punon për ta sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 mars, reth orës 14:10, përballë shtëpisë e e tij në lagjen Aerodrom,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: faktor.mk.
Viktimat e involvuara: Deputeti Branko Sinadinovski.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
2. Dallimi në prejardhjen etnike – deputeti Branko Sinadinovski është Shqiptar me bindje fetare ortodokse,
dhe anëtar i partisë politike shqiptare BDI.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se PP-ja është njoftuar dhe se
punohet për sqarimin e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe stabilitetin gjendjes politike.