Çka ka ndodhur: Një djalë i moshës 35 vjeçare, pa asnjë arsye, është goditur me thikë nga një sulmues i panjohur në Çair.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 2 prill, bulevardi Xhon Kenedi në Komunën e Çairit, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike telegraf.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një djalë i moshës 35 vjeçare me përkatësi etnike të panjohur. Është plagosur afër
qafës.
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rëndë truporë, neni. 131 KPRM; dhunë, neni. 386 KPRM;
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Modeli i incidentëve – këto janë dy nga katër therrjet me thikë që ndodhën në Shkup atë natë pas ndeshjes
së basketbollit në të cilën kishte rrahje masive (jo të ndërlidhura me incidentin).
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave deklaroi që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.