Çfarë ka ndodhur: Më 27 dhjetor 2018, rreth orës 21:00 në Shkup, në bulevardin „Krste Petkov Misirkov”,
tre të mitur të moshës 15 vjet, sulmuan fizikisht një të mitur 12-vjeçar nga Shkupi, një nga sulmuesit shkatoi
plagë shpuemje në zonën e këmbës së djalit. Po merren masa për të sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 dhjetor 2018, rreth orës 21:00, në bulevardin „Krste Petkov
Misirkov”, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një të mitur (12).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP ), Lëndim trupor (Neni 130, KP)..
Kryerësit: Tri kryerësit të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – i mituri të sulmuar dhe të miturat që e sulmuan kishin përkatësi etnike
të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme mbi të miturit të vetëm, ndersa sulmuesit janë në grup;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në ndalesën e autobusit, në rrugën ku edhe më parë kishte sulme të
ngjashme dhe ku jetojnë dhe levizin njerëzit të komuniteteve etnike të ndryshme.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB në
lidhje me ky incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjediset që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).