Çfarë ka ndodhur: Më 09.02.2020, pas një keqkuptimi të mëparshëm me një bashkëudhëtar tjetër në autobusin nr. 45, S.U. u sulmua nga ana e dy kontrollorëve të NQP-së. Njëri kontrollor u çua dhe prej gjithë autobusit, i kërkoi biletë S.U.-së, duke e veçuar atë. Derisa S.U. e paraqiste ngjarjen në polici në numrin 192 dhe bisedonte me policing, vijuan një mori kërcënimesh nga ana e kontrollorëve se do ta godasin. I bërtitnin dhe silleshin dhunshëm. Pastaj e kapën për dore dhe dhunshëm e hudhën jashtë, ku dhe iu rrëzua celulari S.U.-së. Gjatë gjith kësaj kohe personi fliste në telefon me nëpunësin policor nga 192. Pasi që e zbritën në stacion, gjithashtu dhunshëm ia morrën biletën. E kontrolluan dhe u vërtetuan se kishte biletë vjetore dhe pastaj biletën ia hudhën në tokë. Njëri prej kontrollorëve ndezi një cigare dhe iu kërcënua se do t’ia shuajë në ballë. Para se të shkojnë iu kërcënuan me fjalët se nuk e din me cilën ka punë.
Në 25.02.2020, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ngriti kallëzim penal kundër N.N. personave nëpunës në NQP të punësuar si kontrollorë për krimin e kryer “Diskriminim rasor dhe diskriminime të tjera” neni 417 i Kodit Penal.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Lokacioni – sulme të mëparshme të personave në autobuse.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.