July 25, 2019

Shkupjani ka dërguar kërcënime përmes rrjeteve sociale

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Ширење на расистички и ксенофобичен материјал по пат на компјутерски систем

Çfarë ka ndodhur: Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka dorëzuar kallzim penal
kundër V.Z. (67) nga Shkupi, për vepër penale të kryer “rrezikimi i sigurisë” përmes sistemit informatik. Në
datën 25.07.2019, në rrjetin social Facebook, i paraqituri, përmes emrit të tij shfrytëzues, ka publikuar
koment me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës të Maqedonisë të Veriut.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 25.07.2019, rrjetet sociale
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: nuk ka
Lloji i krimeve: “Rrezikimi i sigurisë” përmes sistemit informativ (Neni 144, KP i RMV-së)
Kryerësit: Një kryerës i njohur, V.Z nga Shkupi
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është bindja politike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Bindja politike – kryerësi ka përhapur gjuhë të urrejtjes kundër bindjes të ndryshme politike.
2. Mënyra e kryerjes – shumë shpesh, mediat sociale e sidomos Facebook shfrytëzohet si hapësirë
për kryerjen e llojeve të tilla të incidenteve

Statusi i rastit: Është dorëzuar kallzim penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Kryerësi është arrestuar dhe kundër tij do të paraqitet parashtresë
përkatëse për vepër penale sipas nenit 144, KP i RMV-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në shoqëri.

Adresë
Shkup, Maqedoni Veriore

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin Ata kapën keqbërësin
Shkupjani ka dërguar kërcënime përmes rrjeteve sociale image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
criminal_offences_06_against_the_public_order_2: Spreading racist and xenophobic material via information system

Bazë

Përkatësia politike