Çfarë ka ndodhur: Gjatë orëve të pasdites është shkatërruar Shtabi i partisë politike LDSM, afër kishës
në fshatin Viniçe. Një kryerës i panjohur me përdorim të forcës ka thyer derën hyrëse të objektit, ka
hyrë brenda, ka bërë rrëmujë, ka hedhur përtokë materiali reklamues, ndërsa një pjesë e ka marrë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 7 dhjetor, rreth orës 17:52, Shtabi partiak i LDSM-së në fsh. Viniçe.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Lokalno.mk
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i partisë më të madhe opozitare.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.
Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se paraqitësi është informuar se
duhet të dorëzojë procesverbal në stacionin kompetent policor, por i njëjti nuk ka dorëzuar fl etëpa-
raqitje me shkrim.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.