May 19, 2014

Shkatërrimi i shitoreve shqiptare në Gjorçe Petrov, Shkup (i verifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çka ka ndodhur: Një djalë maqedonas nëntëmbëdhjetëvjeçar ishte i vrarë nga një hajdut, përderisa ishte
munduar ta ktheje biçikletën e tij të vjedhur bashkë me babain e tij. Një grup nga komuniteti lokal u mblodh
për të treguar respektin e tyre, kur mediat lajmëruan se vrasësi është shqiptar. Atëherë u mblodh një grup
shumë më i madh dhe filluan të shkatërrojnë dhe të djegin shitoret e shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov,
duke kryer edhe grabitje në disa nga shitoret gjithashtu.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 19 Maj, orët e mbrëmjes, Gjorçe Petrov, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi i shkruar nacional Fokus, dhe mediumi lokal 24Vesti.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material nuk kishte viktima direkte në këtë incident.
Lloji i krimit(ve): Rrezikim i sigurisë, neni. 144, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM, Nxitja e urrejtjes,
përçarjes dhe intolerancës racore, nacionale, fetare ose diskriminim në baza tjera, neni. 319, grabitje, neni. 236
KPRM, participim në grup që do të kryej vepër penale neni. 385 KPRM.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve nga popullata maqedonase.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës/dëshmitarit – duke u bazuar në qëndrimet e bëra për mediat, është e dukshme
se viktimat (indikrekte) e perceptojnë incidentin të motivuar nga paragjykimi.
2. Komentet e bëra në skenë – kryerësit vazhdimisht bërtisnin fyerje urryese për shqiptarët.
3. Dallimi në baza etnike i kryerësit të veprës dhe viktimës – është e dukshme se incidenti ka motiv etnik,
dhe se viktimat (indirekte) dhe kryersit ju përkasin grupeve të ndryshme etnike.
4. Modeli/ frekuenca e incidenteve të mëparshëm – ky incident ndjek krimin që ka ndodhur ditën e njejtë
kur djali maqedonas ishte i vrarë në përpjekje për ta kthyer biçikletën e tij nga hajduti.
5. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Janë ngritur kallzimet penale.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme,
dhe më vonë deklaroi se si pasojë e këtij incidenti dhe asaj që pasoi ditën tjetër, ata kanë ngritur padi penale
kundër shtatë personave për Pjesëmarrje në një turmë që do të kryejnë vepër penale, dhe kundër dy të tjerëve
për vjedhje.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Gjorçe Petrov, Shkup
Emri i Vendit
Gjorçe Petrov, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Shkatërrimi i shitoreve shqiptare në Gjorçe Petrov, Shkup (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike