Çfarë ka ndohur: Më 23.06.2018 në orën 23:00 në Njësinë për Informim dhe komandim të Shkupit,
një person i përgjegjës nga partia politike OBRM-PDUKM telefononte që objekti në pronësi të partisë që
ndodhej në sheshin VMRO ishte shpërndarë nga të huajt në objekt dhe rreth tij. Zyrtarët e policisë dolën në
vendngjarje dhe po merren masa për ta sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23.06.2018, në orën 23:00, selia të OBRM-PDUKM-së në Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP).
Kryerësit: Disa kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Lokacioni qëllimor – Lokacioni qëllimor është selia e partisë politike;
2. Model i incidenteve të mëparshme – Ky incident paraprihet nga incidente kur selia e partisë së LSDM-së
u shkatërrua.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se incidenti
është regjistruar si vepër penale Dëmtim i objekteve të huaja sipas nenit 243 nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
stabilitetit politik.