March 22, 2016

Rrihet një nxënës në Kumanovë (e verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: një i mitur 13 vjeçar, përfaqësues i bashkësisë etnike maqedonase është rrahur

nga 7 nxënës përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare të një shkollë tjetër, ndërsa ka pritur auto-
bus në stacionin e autobusit që të kthehet nga shkolla në shtëpi. I mituri është rrahur dhe goditur

edhe pasi e ka humbur vetëdijen, duke marrë lëndime trupore. I mituri edhe një ditë më parë është
shqetësuar nga njëri prej sulmuesve.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, rreth orës 10, stacioni i autobusit në afërsi të shkollës
“Toli Zordumis”, Kumanovë.
Burim i informacioneve: Televizioni Telma.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një grup prej 7 të miturish shqiptarë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – përbërja e përzierë etnike e nxënësve që mësojnë në
shkollën në fjalë.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Kumanovë te Gjyka-
ta Themelore Kumanovë, Gjykatësi për të mitur është dorëzuar Kërkesë për ngritje të procedurës

kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
shkollës “Toli Zordumis”, Kumanovë
Emri i Vendit
stacioni i autobusit në afërsi të shkollës “Toli Zordumis”, Kumanovë

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
7
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
Rrihet një nxënës në Kumanovë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike