Çka ka ndodhur: Një nxenës gjashtëmbëdhjetë vjeçar ka sulmuar një nxënës tjetër pa asnjë motiv duke e
goditur në kokë
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 13 mars, Shkolla e mesme Zef Lush Marku në Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike kurir.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një djalë i mitur nxënës në shkollën e mesme me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 130 KPRM, dhunë neni. 386 KPRM.
Kryerësi(t): Një dajë i mitur nxënës në shkollën e mesme me përkatësi etnike të panjohur..
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike të
shkollës që ndjekin nxënësit, përkatësia etnike e viktimave mund të dallojë nga ajo e njërit prej autorëve të
krimit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Janë ngritur akuzat për kundërvajtje.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigjen mbi Kërkesën për informacion
me karakter publik të dërguar nga Komiteti, ka deklaruar se kanë ngritur akuza për kundërvajtje kundër
autorit të krimit për aktin e sulmit fizik, në pajtim me Ligjin për kundërvajtje, kundër qetësisë dhe rendit
publik. Megjithatë, nuk ka jep asnjë përgjigje për faktin që tregon për motivin e mundshëm të krimit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve në anën tjetër si dy
bashkësive më të mëdha etnike në vend, po ashtu ndikon në krijimin dhe ndërtimin e një tolerante shumëtnike
mes të rinjëve.