Çfarë ka ndodhur. Në datën 03.06.2019 në ora 02,00 në SPB Shkup, L.G (44) nga Shkupi, ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 22,30 në rr. “Cvetan Dimov” djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Punohet në zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në dataën 03.06.2019 reth orës 22,30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së)
Kryerës: 2 kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni: ngarja ka ndodhur në pjesën e qytetit ku jetojnë bashkësi të ndryshme etnike dhe
ku më parë ka patur të regjistruara ngjarje të tilla.
Statusi i rastit: kryerësi është identifikuar.
Përgjigje e institucioneve lokale: është doërzuar procesverbali për kundërvajtje të konstatuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.