Çfarë ka ndodhur: Më 22 tetor 2018, SPB Shkup në bashkëpunim me Departamentin për krimin
kibernetik dhe forenzikën digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prokurorinë themelore të
përgjithshme në Shkup do të ngrejë padi penale kundër 38 vjeçarit A.N. nga Konjari – Shkupi, për shkak të
njoftim-koment në rrjetin social Facebook me cilin shkaktoi kërcënim për sigurinë e deputetëve në Kuvendin
dhe për shpërndarjen e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik, dmth. për shkak
të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një krimi sipas nenit 144 „Rrezikimi i sigurisë” dhe sipas nenit 394-g
“Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik me anë të sistemit kompjuterik” nga KP, tha policia.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 21 tetor 2018, në rrjetin social Facebook.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima, përveç dëmtimit material.
Lloji i krimeve: Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik (Neni 394-g,
par. 1, KP), Rrezikim i sigurisë (Neni 144, par. 4, KP).
Kryerësit: A.N. (38) nga fsh. Konjari, Shkupi.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë janë regjistruar incidente të ngjashme nëpërmjet
rrjetet sociale në internet.
Statusi i rastit: Është ngritur kallëzim penal në PP.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje në janar 2019,
se është ngritur kallëzim penal sipas nenit 394-g dhe nenit 144 par. 4 në PP për procedim i mëtejshëm.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje stabilitetin politik
e përgjithshëm në shtet.