Çfarë ka ndodhur: Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtabin zgjedhor të OK-së së LSDM-
së i vendosur në “Shoping-qendrën”- Koçan, ku kanë qenë të pranishëm katër anëtarë, dhe u janë
kërcënuar me forcë fi zike. Një prej personave e hoqi materialin zgjedhor, pllakat i cili ishte vendosur
në vitrinën e shtabit, e ka hedhur në kuti kartoni dhe është larguar. Në buletinin ditor të MPB-së thuhet se po merren masat për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 30 nëntor, ora 18:55, Shtabi zgjedhor i OK-së së LSDM-së i vendosur
në “Shoping-qendrën”- Koçan.
Burim i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e përfshira: Katër persona.
Lloji i krimit: Rrezikim i sigurisë (Neni 144, KP).
Kryerës: Një grup kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i partisë më të madhe opozitare.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes dhe pas
autorizimit të prokurorit publik nga ekipi hetimor i Zyrës së Jashtme për Punë Kriminale, Koçan është
kryer hetimi. Është kryer bisedë me dëshmitar në ngjarje, për masat e marra është informuar edhe
Prokurori publik themelor në Koçan, nga i cili është konstatuar se ekzistojnë elementë të veprës pe-
nale sipas nenit 392 paragrafi 1 i KP-së, përkatësisht, autokraci e cila ndiqet me padi private. Ngjarja
është paraqitur edhe në PTHP – Koçan, kështu që nga PP është dhënë urdhri për ndërmarrjen e
masave pas ngjarjes së paraqitur. Pas veprimit, sipas urdhrit, materiali i tërësishëm në lidhje me
ngjarjen është dorëzuar në PTHP.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.