Çfarë ka ndodhur: Në datën 02.09.2019 në ora 01.45 në SPB Shkup, është paraqitur se në autobus të NQP
nr.57 në bul. “Krste Misirkov” në Shkup, në përleshjen e përbashkët paraprake, është prishur rendi dhe qetësia
publike me përleshje fizike ndërmjet E.K. (31) dhe B.R.(30), të dy nga Shkupi, nga njëra anë dhe A.E.(20) nga
Shkupi nga ana tjetër. Janë përgatitur procesverbale për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 11 nga Ligji
për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 02.09.2019, në ora 01.45, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, emagazin.mk, mkd.mk, 24info.mk, netpress.com.mk, kurir.
mk, press24.mk, republika.mk;
Viktimat e involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386 nga KP)
Kryerësit: 2 kryerës.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1.Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktima kanë prejadhje të ndryshme etnike.
2.Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku edhe më parë ka patur incidente të ngjajshme
dhe ku jeton popullsi e përzier etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: është përgatitur procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit
11 nga LKRQPRMV
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.