Çfarë ka ndodhur: Në datë 19.04.2019 në ora 23.47 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, J.A.(19) dhe M.Z.(22),
që të dy nga Shkupi, kanë paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 23.00 në rrugën “4 korrik” janë sulmuar
fizikisht nga D.K., E.L. dhe E.S., që të gjithë nga Shkupi. Janë përgatitur procesverbale për kundërvajtje të
konstatuar sipas nenit 12 paragrafit 2 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 19.04.2019 reth orës 23.00 në rr. “4 korriku”
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, opserver.mk
Viktimat e involvuara: dy viktima
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 38, KP i RMV-së)
Kryerës: tre kryerës të njohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – Incidenti ka ndodhur në pjesën e qytetit ku jeton popullsi e përzier etnike dhe ku
shpesh ndodhin incidente të tilla
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen ne përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.