Çfarë ka ndodhur: Në datën 22.03.2019 në ora 17,45 në SPB-Shkup është paraqitur se në rrugën “Franklin
Ruzvelt” në objektin hotelierik ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike në rrahjen ndërmjet:
F.J. (18) nga Vizbegu i Shkupit dhe E.R. (18) nga Shkupi nga njëra anë dhe A.K. dhe I.A.(25) nga Shkupi nga
ana tjetër. Gjatë përleshjes është shfrytëzuar edhe thika. Me lëndime të lënda trupore është lënduar I.A. të
cilat janë konstatuar nga ana e mjekut nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”, kurse me lëndime trupore
janë lënduar F.J. dhe A.K. të konstatuara nga ana e mjekut nga Spitali i përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi
i Ohrit”. Që të tre janë siguruar, kurse ndërmerren masa për gjetjen e E.R dhe zbardhjen të plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22.03.2019 në ora 17,45 në rrugën “Franklin Ruzvelt” Shkup.
Burimi i infomacioneve: Buletini ditor i MPB, time.mk
Viktimat e involvuara: tre viktima
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së), Lëndim trupor (neni 135 nga KP) dhe Lëndimi i rëndë trupor
(neni 136 nga KP)
Kryerës: Dy kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e Njësisë për kriminalitet të dhunshëm deri te PTHP Shkup është
dorëzuar lajmërim me shkrim në lidhje me veprën penale “Dhunë” nga neni 386 nga KP. Ndërmerren masa
dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes penale juridike me çrast do të dorëzohet kallzim penal kundër katër
personave nga Shkupi.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në shoqëri.
March 22, 2019
Rrahje dhe të lënduar në Ruzveltova
Adresë
Rruga Franklin Roosevelt Shkup.
Emri i Vendit
Rruga Franklin Roosevelt Shkup.
Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz
Lëndim trupor
Sulmi fizik
Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik